Një aksident ka ndodhur në kryeqytet mesditën e kësaj të diele. Siç duket edhe nga fotot e ardhura në rubrikën “Kallëzo” në Tvklan.al, një kamionçinë ka kaluar trafikndarësen dhe më pas është përplasur me një makinë tip “Mercedes-Benz”.


Ngjarja ka ndodhur në zonën e Stacionit të Trenit. Nuk raportohet për të lënduar, por për shkak të aksidentit është krijuar trafik i rënduar në pjesën e Unazës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e përplasjes./tvklan.al