Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

500 fëmijë korçar kalojnë pushimet në shkollat verore. Është ky një investim i qendrës shqiptare të të drejtave të njeriut që synon vazhdimsinë e edukimit të nxënësve gjatë kohës së pushimeve. Për këtë ka ndikuar ngritja e një shkolle pilot që ka filluar të funksionoj me një program të specializuar në muajin Qershor. Deri tani kanë funksionuar tre turne me fëmijë.

Kjo shkollë që ka marrë emrin “Fëmijët e Gëzuar” sipas drejtuesve të saj ka synuar vazhdimin e edukimit shkollor por gjatë verës nëpërmjet argëtimit. Veç veprimtarive sportive, artistike dhe konkurseve, fëmijët kanë marrë njohuri teorike për të drejtat e njeriut.

Me këto grupe fëmijësh kanë punuar 30 mësues të shkollave të qytetit të cilët janë trajnuar më parë nga Qendra Shqiptare e të Drejtave të Njeriut. Veprimtarinë e kësaj shkolle verore janë zhvilluar më së shumti në mjediset e Parkut Rinia të qytetit të Korçës./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego