Java e parafundit e kampionatit shqiptar të futbollit do të luhet ditën e sotme në orën 16:30. Vëmendja më shumë do të jetë në dy ndeshje ajo Partizani-Skënderbeu dhe Vllaznia-Dinamo. Do të jetë një sfidë në distancë për dy ekipet e kryeqytetit që pretendojnë trofeun e sivjetshëm.

Janë në dukje ndeshje të lehta pasi Vllaznia e ngopur me Kupën e Shqipërisë do të këtë në formacionin e parë disa futbollistë të rinj përpara Dinamos edhe pse kjo e fundit do të paraqitet me formacionin më të mirë përveç Peiçit dhe Pollozhanit që do ta fillojnë  nga stoli.

Edhe Partizani nuk do ti kursejë futbollistët titullar ndaj Skënderbeut që tashmë nuk ka një shpresë për të qëndruar në Superligë. Vëmendje do të kenë edhe skuadrat që rrezikojnë të bien nga kategoria. Teuta lufton për të qëndruar në ligën superiore në “Selman Stermas” dhe do të jetë përballë Tiranës e cila është përfshirë së fundmi nga një situatë aspak e qetë.

Në Elbasan Kastrioti tenton të paktën barazimin me vendasit, por e vështirë pasi Elbasanit luan për Evropën. Për një vend në zonën UEFA luan edhe Besa që pret sot Besëlidhjen e cila kërkon mbijetesën./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe