Për gazetarin Tafaj emocioni më i madh ishte rasti i golit të Gjasulës në minutën e 95-të në ndeshjen ndaj Kroacisë.
Tafaj: Europiani përjetohet gjatë gjithë kohës tek TV Klani. Ajo që kemi përjetuar me Albanin, në fushë sidomos ka qenë unike. Unë jam lindur me futbollin, jam rritur me futbollin
Ndërhyn Marina: Ti mund të kishe zëvendësuar dhe Simon Simonin, prortierin (Glent Tafaj ka luajtur si portier)
Tafaj: Gati isha, me aq sa i ra në pjesë Simonit, e kisha zëvendësuar, se nuk do luaja. Sigurisht që kam përjetuar gola, kur luaja vetë, skuadrat që kam qënë tifoz, golin e Aliaj ndaj Greqisë, me përfaqësuesen, golin e Sadikut në europian. Por emocioni më i madh ishte te goli i Gjasulës. Nuk kam përjetuar emocion me të madh në jetën time. Kam qenë tek pjesa ku lojtarët dalin nga fusha, ku bëhet intervista super flesh, i kap lojtarët që në fushë për intervistën e shkurtër. Unë shpërtheva aq shumë sa dhe ata të UEFA-s u çuditën, Ça pati ku më thanë. Më lini rehat o njerëz u thashë. Sepse e ndjeva shumë si gol, Klausi është tip që e ndjen, më tha dhe Jurgeni ai u errësua, nuk ishte në fushë, e tha dhe vetë Klausi, që isha në errësirë. Edhe për rëndësinaӕ që goli kishte, ishte në minutën e 95-të. Goli më emocionues në gjithë jetën.
Një tjetër moment të veçantë e tregoi Alban Xhihani për golin e shënuar nga Bajrami.
Alban Xhihani: Për golin e parë të Bajramit, bëj hyrjen fillon komenti, përshendes Glendin që ishte afër pankinës, stolit. Sa nisi të fliste në atë moment Dimarco jep topin. E kam ndërprerë në moment, ishte shumë shumë shpejt.