Moderatorja Marina Vjollca ka pyetur të ftuarit për golin më të bukur të shënuar nga lojtarët e Kombëtares në europian
Armando Duka: Goli i Bajramit.
Andi Tela: Gjasula.
Ori Nebiaj: Goli i parë pa diskutim i Bajramit. E kisha ndarë mendjen dhe doja një gol të kemi, pavarësisht si do të shkonte ndeshja. Duhej një gol për të gjithë atmosferën dhe e morën që në minutën e parë.
Kastriot Çaushi: Si aksion me logjikë më pëlqen më shumë goli i Laçit, si erdhi, si u krosua, ndërhyrja.
Kapllani: Secili gol ka bukurinë e vet. Golin e Bajramit e pashë dhe e dëgjova se isha në stadium. Goli i Lacçi ishte nga mënyra ekzekutive super, sepse është dhe gol dëshire. Kurse goli i Gjasulës me ka gëzuar shumë, po ta kisha bërë atë gol unë nuk do të isha gëzuar aq shumë.
Erion Xhafa: Për nga logjika si u realizuar goli dhe për minutazhin, për karakterin që tregoi skuadra, unë jam për golin e Gjasulës, për mënyrën si vjen aksion, me sa forca jemi brenda zonës. Tregon se skuadra kishte besimin dhe me atë besim arriti të barazojë ndeshjen dhe më vjen keq që e mbyllëm barazim se meritonim më shumë.
Gent Zenelaj: Goli i Laçit, në aspektin e ekzekutimit, si një forcë ekipi, si një strukturë loje. Sikur të kishim dhe dy gola si ai i Laçit, sot do të ishim duke kërkuar bileta.