Saimir Kodra dhe Gent Zenelaj e nisin sezonin e ri të emisionit “Stop” me çadra plazhi me vete, të cilat nuk kanë se ku t’i ngulin.

Kjo pasi të gjitha hapësirat publike janë pushtuar nga bizneset private të çadrave dhe shezlonëve.

Ilir Meta është shfaqur shumë aktiv këtë verë, duke merituar titullin “turisti i vitit”, apo edhe një medalje në lojërat olimpike të kësaj vere.

“Stop” sjell një kolazh me situatat më komike të ish-presidentit, që nga zhytjet në lumenj e mënyrat e tjera të ushtrimit të tij.

Në fund Ilir Meta zbardh edhe sekretin e energjisë së tij, që është konsumimi i fasuleve 3 herë në javë./tvklan.al