Kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës, Spartak Ngjela nuk do të njoh rezultatin e Komisiont Zonal të Qeverisjes Vendore të Tiranës, që sipas tij nesër në mesditë ky rezultat do të zyrtarizohet në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Ngjela shprehet se nga 190 kuti votimi të kontrolluara, për 7 njësitë bashkiake, vetëm 7 njësi, vetëm 36 kuti janë të vlefshme, ndërësa mbeten 153 kuti të tjera votimi pa rezultat, pasi në to mungojnë elemetë të cilët i bëjnë të pavlefshëm kutitë e votimit. Në këto kuti mungojnë fletët e rezultateve, fletvotimi i rezultateve, vula, firma e të tjerë.
Spartak Ngjela: “Nga rezultati i deri tanishëm i kutive që janë konsideruar të vlefshme, rezulton se unë jam me 72 vota përpara, ndërësa Partia Demokratike është me 708 vota përpara, pra çështja po shkon drejtë një bllokimi të nxjerrjes së rezultateve, moment i cili i çon zgjedhjet o nul, o ai që është fitues në numrin e vogël të kutive të vlefshme”./tvklan.al