Edhe pse është festa e Kristhlindjes dhe duhej të ishin duke festuar me familjet e tyre qindra student dolën sërish në rrugët e Beogradit për të kërkuar dorëheqjen e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Studentët fajësojnë presidentin Vuçiç dhe partinë e tij në pushtet për tragjedinë e 1 Nëntorit ku mbetën të vrarë 14 persona dhe u plagosën tre të tjerë nga shembja e një stacioni hekurudhor i cili sapo ishte rikonstruktuar.

Studentët marshuan drejt zyrave të Prokurorit të Përgjithshëm, ku lanë 1 mijë letra simbolike ku renditen  akuzat për korrupsion dhe nepotizëm ndaj Vuçiçit.

Studentët, opozita dhe grupet qytetare fajësojnë kryeprokuroren e shtetiit Zagorka Dolovac për hetimet e ngadalta për tragjedinë.

Protestat e javëve të fundit për tragjedinë kanë sfiduar pushtetin e Presidentit Vuçiç, kundërshtarët e të cilit e akuzojnë për sundim gjithnjë e më autokratik.

Klan News