Një problem në komunikimin online mes dy kompanive të ndryshme, Crowdstrike dhe Microsoft, pezulloi aktivitetin ekonomik e shoqëror në shumë vende të botës, nga Britania në SHBA e deri në Australi. Bizneset të tilla si bankat, aeroportet, kompanitë e telekomunikacionit, transmetuesit televizivë dhe radiofonikë ndërprenë shërbimet për shkak te problemeve me sistemet.
Raportohet se më shumë se 3.300 mijë fluturime janë anuluar, ndërsa pati dhe shumë shtyrje të orarit të fluturimeve. Aeroporti i Berlinit anuloi të gjitha fluturimet për shkak të këtij problem, ndërsa kompani ajrore gjermane Lufthansa u përball me probleme me rezervimet.
Qindra pasagjerë mbetën gjithashtu të bllokuar në aeroportin e Madridit, më i madhi në vend. Sistemet e kontrollit të bagazheve nuk funksionuan.
Komiteti organizativ i Lojërave Olimpike të Parisit tha se operacionet e tij të IT-së janë prekur. Problemi vjen një javë para fillimit të Lojërave në kryeqytetin francez, më 26 Korrik.
Radhë të gjata pasagjerët u krijuan edhe në aeroportin Orly të Parisit.
Përveç transportit u ndikuan edhe sistemet shëndetësore në shumë vende europiane, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje që të ndalen operacionet që nuk janë shumë të domosdoshme në spitale.
Probleme janë shfaqur edhe me sistemet hekurudhore në shumë shtete europiane.
Deri tani besohet se problemi ka nisur nga një aplikacion interneti, i zhvilluar nga kompania e sigurisë kibernetike Crowdstrike. Firma e sigurisë kibernetike CrowdStrike tha se problemi ndodhi pas një përditësimi të gabuar në kompjuterët që përdorin sistemin Microsoft Windows.
Ndërsa për rikthimin në normalitet nevojitet të paktën tre ditë kohë. Microsoft sqaroi se ky nuk është një incident sigurie apo sulm kibernetik, por një problem që shkaktoi një përditësim në sistem.
Tv Klan