Ky është skafi me mbi 550 kg marijuanë që u kap nga Guardia di Finanza pranë brigjeve të Brindizit. Roja italiane arriti ta ndalojë mjetin 6.5 metra të gjatë pas disa orë ndjekje në det të hapur.
Në pranga ranë një trafikant shqiptar 29-vjeç dhe një italian 33-vjeç.
Efektivët e Guardia di Finanzës sekuestruan 67 pako me marijuanë. Droga kishte një vlerë tregu prej rreth 5 milionë euro. Siç thuhet në deklaratën për shtyp të policisë italiane, operacioni u finalizua falë informacioneve që autoritetet shqiptare i dërguan palës italiane përmes zyrës së ndërlidhjes së policisë shqiptare në Itali.
Që prej fillimit të 2018-ës, Guardia di Financa e Pulias ka arrestuar 35 skafistë dhe ka sekuestruar 14 tonë marijuanë në 14 ngarkesa të kapura.
Tv Klan