Një 61-vjeçar nga Kosova, Z.H., është ndaluar në Portin e Durrësit në tentativë për të dalë nga Shqipëria, pasi rezultoi se është në kërkim ndërkombëtar nga Bullgaria.
61-vjeçari kërkohet për vrasje në tentativë dhe vjedhje në rrethana rënduese.
Ndaj tij ka masë sigurie arrest në burg në mungesë nga autoritetet bullgare.
61-vjeçari do të ekstradohet në Bullgari.
/tvklan.al