Pas më shumë se 48 orësh në arrati autori i vrasjes së efektivit të Shqiponjave, 28-vjeçarit Novruz Cenalia, është vetëdorëzuar në uniformat blu.

Sipas detajeve të reja të cilat janë bërë të ditura nga gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj dorëzimi i 23-vjeçarit Azgan Mërnica është bërë i mundur falë negociatave dhe bashkëpunimit me forcat e policisë të dajës dhe të babit të tij.

“Në fakt për vetëdorëzimin e 23-vjeçarit kanë ndihmuar edhe familjarët më të afërt të tij, ka qenë babai i tij dhe daja i 23-vjeçarit të cilët kanë ndihmuar policinë dhe grupin negociator të repartit RENEA për të bërë të mundur dorëzimin e tij,” raporton gazetari.

Por forcat RENA më herët kanë bërë të mundur lokalizimin e autorit në fshatin Dërmenas të Fierit, nga ku i kishin bërë thirrje se në rast se ai nuk dorëzohej do të merreshin masat e nevojshme, deri në shtënien me armë kundrejt tij.

Besar Bajraktaraj: Vetëdorëzimi i tij është bërë në fshatin Dërminsa të Fierit aty ku forcat elitë të policisë dhe reparti i RENEA-s i kishte bërë thirrje të vazhdueshme të vetëdorëzohej, përndryshe RENEA kishte të gjitha informacionet dhe të gjithë orientimin për të vepruar në të gjitha drejtimet, pra në rast se nuk do të kishte një vetëdorëzim të tij atëherë RENEA kishte të mundur operacionin për ndërhyrje dhe në rast se do të kishte një rezistencë do të bëhej i mundur edhe ekzekutimi.

Pritet që 23-vjeçari të japë dëshminë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të konflikti i cili çoi në veprimin fatal që i mori jetën policit Novruz Cenalia.

/tvklan.al