Tregtimi dhe mbushja e bombulave të gazit në pikat e karburantit jo vetëm që është shumë i rrezikshëm për komunitetin, por është edhe në kundërshtim me ligjin. Duke u nisur nga kjo Inspektorati Qendrorë Teknik, ka ndaluar karburantet që të mbushin bombula gazi, ndërsa paralajmërojnë se ata që shkelin ligjin do të ndiqen penalisht.
Tahir Çuni: “Janë pumbosur, ose mbyllur me urdhër të kryeinspektorit autogazit në qytetin e Tiranës. Kjo për disa arsye. Ushtrohej një aktivitet shumë të rrezikshëm të mbushjes së bombulave për qytetarët dmth për përdorim shtëpiak dhe e dyta në zbatim të ligjit 9218, 08.04.2004, neni 5 thuhet stacionet e tregtimit të karburanteve, gazit të lëngëzuar, vajrave lubrifikant ndalohet të mbushin bombola gazi të lëngëzuar për përdorim shtëpiak ose tregtarë. Të gjithë subjektet që kanë thyer këtë ligj do të ketë procedim penal”.
Aksioni për moslejimin e mbushjes së bombolave të gazit në pikat ku tregtohet karburant për automjete pritet të shtrihet në të gjitha qytet e mëdha. Bombolat e gazit sipas specialistëve duhet të tregtohen në ambiente që plotësojnë kushte teknike, pasi tregtimi i tyre pa kriter mund të bëhet shkak për ndonjë tragjedi./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami
Operator: Ben Haxhiaj