Kartat e reja të identitetit dhe pasaportat biometrike do të kenë të dizenjuara në çdo faqe të tyre figurën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.
Vendimi i marrë nga qeveria në mbledhjen e radhës, për kreun e këshillit të ministrave është zgjedhja më e mirë e mundshme. Kjo edhe për vlerat dhe simbolikën që mbart kjo figurë për shqiptarët.
Sali Berisha: “Skënderbeu është ai që i ka frymëzuar dhe i frymëzon më shumë se kushdo tjetër shqiptarët drejt Europës. Kam shumë kënaqësi që ne vendosim sot të kemi dokumentet që na bashkojnë, dokumentet e reja, standarde Europiane, Skënderbeu në çdo faqe të tyre.”
Duke u përfshirë në debatin e ndezur kohët e fundit për figurën e Skënderbeut Berisha me humor i është referuar historisë për të shpjeguar përse-në e lindur për figurën mashkullore për të përcaktuar etnicitetin kombëtar.
Sali Berisha: “Ka shpërthyer edhe një debat nuk dua të përdor mbledhjen e qeverisë, por nuk mund të mos e them këtu. Se në kodin më të hekurt të këtij kombi nuk është mëmësia, por është atësia, ajo që përcakton etnicitetin dhe të gjitha të tjerat. Pse e kanë bërë këtë, sepse aq shumë kanë vuajtur burrat në kohën e matriarkatit, saqë u detyruan të venë dhe ata se jo nuk ka qenë kështu kjo. Nuk është rastësi kjo se kujtojmë se të gjitha mëkatet bien tek burrat. Janë mëkatarë të mëdhenj nuk e them atë, atë nuk e mohoj, por edhe kjo është një trashëgimi. Avash avash shqiptarët do të kalojnë në ekuilibër, por këtë e kanë.”
Kryeministri ka zgjedhur të ndaj me mediat në fjalën e tij në mbledhjen e këshillit të ministrave, dhe ecurinë tepër pozitive të ligjit të përmirësuar të koncesioneve në sektorin energjetik, e pikërisht partneritetit privat publik për hidrocentralet. Duke folur me tone tepër pozitive mbi suksesin që ka patur zbatimi i këtij ligji, Berisha kërkoj ngritjen e një institucioni të posaçëm që do të monitorojë afatet dhe respektimin e kontratave në marrëveshjet koncesionare./tvklan.al
Gazetare: Elja Zotka