Universiteti Kristal, një nga universitet private më të mëdhenj në vend ka tashmë një fytyrë të re falë një investimi disa miliona eurosh. Në ceremoninë e përurimit të ambienteve të reja të këtij korpusi universitar, ka qenë i ftuar për të marr pjesë dhe kryeministri Berisha dhe ministri i Arsimit Beja.

Duke folur përpara studenteve dhe stafit të kualifikuar të këtij universiteti, kryeministri ka deklaruar se prioriteti i kësaj qeverie është arsimi dhe kjo reflektohet dhe në buxhetin e parashikuar për arsimin për vitin 2009, buxhet nga më të mëdhenjtë e hartuar ndonjëherë.

Por për kryeministrin vëmendja nuk është e përqendruar vetëm tek arsimi publik por dhe ai privat, e në ketë kuadër ai ka premtuar:

Sali Berisha: “Premtoj se qeveria ne kursin e reformave që ka ndërmarrë do të vendos kuadrin e merituar, lehtësues për të gjitha investimet që bëhen në arsim dhe shëndetësi. Në rast se nuk është bërë deri tani nuk është bërë sepse reformat kanë qenë kërkesë e tyre të ecin në tërës, por përjashtimet e para do fillojnë dhe do fillojnë me arsimin dhe shëndetësinë.”

Korpusi Universiteti Kristal ka 7 fakultetet dhe 14 degë. Përveç Tiranës ai ka fakultetet e tij dhe në Korçë e Fier./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka