Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar bashkëpunim mes vendeve të rajonit për të siguruar tarifa më të përshtatshme të energjisë elektrike, si për konsumatorët familjarë ashtu dhe bizneset. Gjatë punimeve të forumit të parë social për energjetikën, ku merrnin pjesë edhe përfaqësues të vendeve te rajonit, kryeministri Berisha theksoi përpjekjet e bëra nga qeveria për mbrojtjen e shtresave në nevojë, nëpërmjet kompensimit të çmimit të energjisë. Kreu i ekzekutivit kërkoi më pas krijimin e një tregu rajonal të përbashkët energjetik.

Sali Berisha: “Jemi të angazhuar për diversifikimin e prodhimit të energjisë. Përfshi këtu energjinë eolike, energjinë nga nafta dhe qymyret, energjinë nukleare. Në të gjitha këto raste një koordinim një bashkërendim dhe një bashkëpunim ndërmjet vendeve tona do të jetë shumë i dobishëm dhe do të bëjë të mundur një optimizim shumë të madh të burimeve respektive energjetike, që të mund t’u ofrohen konsumatorëve energji me tarifa më të përshtatshme dhe po kështu industrisë.”

Ndërsa ambasadori Loan tërhoqi vëmendjen për reforma të thella dhe liberalziimin e tregut energjetik

Helmuth Lohan: “Reforma të thella në tregun energjetik janë të nevojshme për të futur standarde dhe rregulla si në drejtimin e konkurrencës ashtu dhe për të rritur eficencën si dhe për të siguruar furnizim të vazhdueshëm me energji.”

Një vit më parë 7 vendet e rajonit nënshkruan në Vjenë një memorandum të përbashkët mirëkuptimi për përgjegjësitë sociale që dalin nga sektori energjetik./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro