Sfida në Kupën e Gjermanisë e portierit të Bajernit, Manuel Neuer përfundoi në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. 38 vjeçari u ndëshkua për herë të parë me karton të kuq.

Manuel Neuer mori kartonin e tij të kuq të parë në karrierë, ndërsa skuadra e tij Bayern Mynih u eliminua në raundin e të 16-ve të Kupës së Gjermanisë nga Bajer Leverkusen. Portieri gjerman u ndëshkua në minutën e 17 të sfidës pas një ndërhyrjeje të gabuar kundër Xheremi Frimpomg.

Portieri i kombëtares gjermane kurrë më parë në karrierën e tij 19 vjeçare nuk ishte ndëshkuar me karton të kuq. Ai numëron 867 ndeshje me ekipet e Bajernit, Shalkës dhe kombëtaren.

Gjatë aksionit, Neueri  shkoi drejt rivalit të Leverkusen dhe e përplasi atë në tokë pasi e goditi me sup, ndërsa po tentonte për të arritur topin. Në vazhdim ai nuk kërkoi falje kur pa t’i jepej nga gjyqtari kartoni i kuq, e në vazhdim la fushën e lojës.

Kjo është paraqitja e radhës zhgënjyese e portierit, i cili në këtë sezon shpesh nuk ka bërë një paraqitje të mirë. Pas ndeshjes, Neuer kërkoi falje për veprimin e tij, e tha se kartoni i kuq ishte i merituar.

“Kartoni i kuq ishte vendimtar për ndeshjen! Kjo na dhemb e mua më vjen keq! I kam kërkuar falje ekipit! Po shpresoja se ai rast do të ishte pozicion jashtë loje! Por nuk mund ta ndryshoj tani! Ishte gabim dhe unë duhet që ta pranoj këtë. Për fat të keq, nuk ka asgjë që mund të bëj tani!” tha Manuel Neuer.

Në karrierën e tij, Neuer  është ndëshkuar në total me 23 kartonë të verdhë, të cilit tashmë i shtohet edhe kartoni i kuq në sfidën e Kupës kundër Leverkusen.

Klan News