Marc-André ter Stegen është një portier i klasit botëror, por ai ka një problem, Manuel Neuer.
Portieri i Barcelonës konsiderohet si zgjedhje e dytë nga trajneri i Gjermanisë Julian Nagelsman. Ky vendim ishte një goditje e rëndë për 32-vjeçarin, që tregoi emocionet e tij për televizionin ZDF.
Marc-Andre ter Stegen, portier i Gjermanisë: Ishte me të vërtetë e vështirë për mua psikologjikisht! Sikur më goditën me shuplakë në fytyrë. Sidomos një ditë më pas, ndiheshe sikur rrëzoheshe diku. Por nuk e kam menduar largimin. Trajneri merr vendimin e tij dhe unë e pranoj atë, edhe pse nuk bie dakord. Për mua personalisht, është shumë zhgënjyese. Por në fund të ditës, ti ke një përgjegjësi për grupin. Do të ndihmoj sa kam mundësi!
Që nga Kupa e Botës 2010, Ter Shtegen kurrë nuk ka qenë titullar. Por ai bëri paraqitje të mira gjatë kohës kur Nojer ka qenë i dëmtuar. Në botërorin e 2018, u kthye në zëvendësues.
Titullar, 32-vjeçari ka luajtur në 2017, kur Gjermania fitoi Kupën e Konfederatave, ku trajneri i atëhershëm i kombëtares Hoakim Lëv nuk aktivizoi disa titullarë, përfshirë edhe Nojer.
Gardiani i Barcelonës thekson se mes tij dhe portierit të Bajernit marrëdhëniet janë shumë të mira.
Nojer u rikthye në fushë në sfidën ndaj Ukrainës më 3 Qershor pas 18 muajsh.
Ter Stegen thekson se kjo çështje nuk ka të bëjë me Nojerin. Sipas 32-vjeçarit edhe pse të dy luftojnë për vendin e titullarit, kjo nuk do të thotë se ai nuk e pëlqen atë.
Klan News