Kastriot Islami: “Për të vërtetuar se Partia Socialiste nuk ka frikë nga humbja dhe nuk ndjen asnjë lloj paniku i propozoi kryeministrit Berisha të pranojë pa asnjë hezitim dhe brenda 2-3 ditëve heqjen e taksës së votës dhe njëkohësisht e garantoj se opozita nuk ka asnjë kërkesë tjetër për kartat e identitetit. Njëkohësisht kujtoj se ky akt duhet të hyjë në fuqi jo më vonë se fundi i kësaj jave, se pranimi i heqjes së kësaj takse nuk do të kishte më kohë fizike për të kryer aplikimet do të ishte prapë një veprim hileqar i radhës për të mashtruar kryesisht ndërkombëtarët që mund të kenë shumë pak orë në Shqipëri dhe arritën të njëjtin synim, por këtë radhë duke përdorur mungesën e kohës”./tvklan.al