Dy ish Ministra të Jashtëm të Shqipërisë, Paskal Milo dhe Kastriot Islami janë të mendimit se komuniteti ndërkombëtar dhe veçanërisht NATO do të përpiqen të zgjidhin situatën e rënduar mes Rusisë dhe Ukrainës, me anë të diplomacisë dhe politikës.
Veprimet ushtarake të rusisë në kufirin me Ukrainën, mund të rezultojnë thjesht një përpjekje për të forcuar pozitën e saj gjeopolitike dhe influencën në rajon. Per dy ish kryediplomatët kjo influencë nuk do të ndikojë në pozicionimin e Serbisë në mardhëniet dhe bisedimet me Kosovën.
Qeveria shqiptare me anë të Ministrisë së Jashtme ka reaguar ndaj situatës në Ukrainë duke shprehur shqetësim dhe besimin se zgjidhja do të vijë përmes veprimeve diplomatike. Por Milo dhe Islami ndajnë qëndrime të ndryshme për këtë reagim.