Manifestimi dhe fuqia e tij për të realizuar ëndrrat që i kërkojmë universit janë tema e ditës në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan. gazetarja Alda Shehi thotë se për të, manifestimi ka funksionuar. Ajo tregon se vite më parë, ndërsa ndiqte spektaklin e “Këngës Magjike”, shprehu dëshirën që vitin e ardhshëm të ishte jo shikuese, por të punonte për të dhe ashtu ndodhi.
Alda Shehi: Unë jam prodhim i Tv Klanit, para shumë kohësh. Takimi i parë që kam pasur ishte “Kënga Magjike” me zotin Gjebrea. Kam qenë në Pallatin e Kongreseve dhe kam thënë “vitin tjetër unë do të punoj për Arditin”, me timen, kam qenë shumë e vogël në atë kohë. Dhe thashë “pse çfarë kam unë më pak që të punoj aty, mos ta shikoj nga këtu, por ta shikoj në brendësi”. Dhe realisht, pas një viti të “Këngës Magjike”, unë fillova të punoja për “Këngën Magjike”.
Siç shpjegoi Fjorza Mullahaj, gjatë manifestimit është shumë i rëndësishëm përcaktimi i një afati se kur do ta realizojmë këtë dëshirë. Në rastin e Aldës, ajo është shprehur “vitin tjetër” dhe manifestimi është vokalizuar si duhet. E meqë metoda ka funksionuar, edhe moderatorja e programit, Katerina Trungu, e ndjek për të shprehur dëshirën që të jetë bashkëprezantuese në edicionin e ardhshëm të “Këngës Magjike”, krah Ardit Gjebreas.
Katerina Trungu: Meqë jemi te “Kënga Magjike”, unë vitin tjetër do të jem bashkëprezantuese me zotin Gjebrea te “Kënga Magjike”.
Alda Shehi: Oh sa mirë!
Ermelinda Ndoja: Urime atëherë!
Katerina Trungu: Manifestova!
Fjorza Mullahaj: Shihe, e ke edhe qiririn.
Katerina Trungu: Po u bë, e kam me fakte, me dokument./tvklan.al