Ashtu siç ishte parashikuar pak para nisjes së konferencës së donatorëve u nënshkrua marrëveshja për fondin prej 15 milionë euro që Komisioni Europian vendosi për të ndihmuar vendin tonë.

Këto para do të shërbejnë për të rehabilituar ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti sidomos shkollat.

Marrëveshjen e firmosi kreu i qeverisë Edi Rama dhe Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, e cila ka organizuar konferencën nën moton “Bashkë për Shqipërinë” e ku do të jenë pjesë rreth 100 shtete./tvklan.al