Ashtu sikundër ishte paralajmëruar përmes motos së saj “Këndojmë për të ndërtuar”, Kënga Magjike e vitit 2019 ka përmbushur misionin për të ndihmuar një familje që ishte prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Ardit Gjebrea, së bashku me këngëtarët e festivalit, shkuan në Thumanë për t’i dorëzuar çelësat e shtëpisë së re familjes Caci, që është ndërtuar me kontributet e Këngës Magjike. Një shtëpi e dytë u ndërtua nga Telebingo Shqiptare, çelësat e të cilës iu dorëzuan zonjës Sabrie nga Ardit Gjebrea. /tvklan.al