Eli Fara dhe Stresi do të këndojnë sëbashku në Festivalin e Këngës. Këngëtarja tregoi gjatë emisionit “Klanifornia” në Tv Klan se kishte dashur me kohë një bashkëpunim me një artist të ri si Arkimed Lushaj.
Ndërkohë për herë të parë, Eli Fara zbuloi edhe titullin e këngës.
“Bohem. Jam bohem”, tha këngëtarja se do të titullohet kënga e re.
Fara theksoi se është e lumtur që merr pjesë në një prodhim artistik ku regjisore është Vera Grabocka.
“Për mua është një grua e rëndësishme e televizionit shqiptar dhe pushteti i saj është puna e saj”, u shpreh Eli Fara. /tvklan.al