Ervis Mema: Humbasim çdo vit rreth 40% të kolonive të bletëve. Subvencionimi është minimal
Bletaria përballet me kërcënime të shumta. Një prej problemeve kryesore është keqpërdorimi i pesticideve në bujqësi, e cila u shkakton dëme të mëdha në bletë. Sipas Ervis Memës, sekretar i Federatës së Bletërritësve, dëmet llogaritën deri në 20 milionë Euro në vit.
“Minimalisht humbim 30-40% të numrit të koshereve në dimër dhe kjo e përkthyer në vlerë është mbi 20 milion Euro në vit dhe ndoshta mund të kemi pasur edhe më shumë te 60%. Ndodh sepse ne nuk kemi pasur një ligj bletarie që të përcaktoj se çfarë duhet përdorur, si duhet ta përdorim dhe periudhën kur duhet përdorur. Secili punon me kokën e vet me preparatet pa e ditur nga vijnë.”
Sipas tij duhet të respektohen oraret e spërkatjes dhe të ketë kontroll më të madh për pesticidet që përdoren.
“Preparate ndoshta edhe të pakontrolluara. Bletari nuk mund të jetë një njeri që merr vesh nga të gjithë preparatet se ça kanë brenda dhe ndoshta herë pas here gabojnë me vendosjen e tyre preparative. Kontrollet nuk janë që të jenë 100% të sakta në terren. Ka pasur probleme me helmimet siç ndodhi edhe këtë vit në zonën e Rrogozhinës dhe Lushnjes ku fermerët spërkasin në mes të ditës.”
Bletarët mbështeten edhe nga skema e subvencionimit në bujqësi, por sipas Memës mbështetja është minimale, 1 mijë Lekë për zgjua, duke nisur nga 50 zgjoje deri në 150. Risia e skemës së subvencionimit këtë vit parashikon mbështetje dhe për ata që kanë mbi 150 koshere si dhe për bashkimin e operatorëve.
“Dhënia e 50% e shumës për kosherët për një numër që kalojnë mbi 150 koshere. Do të marri 50% pra që është 5 mijë Lekë të vjetra. Duhet të ketë disa ndryshime të skemave se si mund ta ndihmojë një bletërritës. Një bletërritës që ëshët në fazat fillestare më mirë është t’i çosh një bazë materiale.”
Aplikimi për skemën e subvencionimit në bujqësi nis me 27 Mars.
Klan News