15% e fëmijëve dhe 30% e të rriturve në vendin tonë vuajnë nga mbipesha, si pasojë e kequshqyerjes.
Në Ditën Botërore të Ushqyerjes specialistët japin alarmin se numri i personave obezë po vjen gjithmonë e në rritje dhe e cilësojnë kequshqyerjen si shakataren e 15% të vdekjeve në vend.
Alban Ylli: “Problem në rritje dhe në rrezik, një kërcënim serioz për shëndetin e shqiptarëve tashmë është mbi ushqyerja ose ushqyerja e pa përshtatshme. Ka një tendencë të qartë për rritje të mbipeshës në popullatën shqiptare, ne vërejmë tek fëmijët e vegjël rreth 15% të tyre kanë mbipeshë, vërejmë që tek gratë ose tek burrat adult 1 në 5 deri në 1 në 3 kanë mbipeshë dhe unë mund t’iu them që pothuajse 15% e vdekshmërisë në Shqipëri shkaktohen nga ushqyerja e papërshtatshme”
Specialistët theksojnë se për një ushqyerje të shëndetshme nuk duhet bërë asgjë më shumë se shtimi në tavolinë i frutave dhe perimeve./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami