Është depozituar në Kuvend kërkesa e një grupi deputetetësh për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar mbi akuzat e bëra publike nga deputeti Nikollë Lesi ndaj Kryeministrit Nano. Komisioni parlamentar duhet të hetojë dhe të nxjerrë konkluzione mbi akuzat publike të bëra në drejtim të kryeministrit për përfshirjen e tij në organizim dhe drejtim trafiku armësh paraqitur në seancën parlamentare të datës 8 nëntor.
Për hetimin e ngjarjes dhe nxjerrjen e përgjegjësive konkrete për kryeministrin në aksidentin rrugor të datës 2 shkurt 2001 në Shkallnur me pasojë vdekjen e shtetasit Petrit Ismaili dhe nxjerrjen e përgjegjësive për fshehjen dhe mbulimin e këtij aksidenti nga institucionet shtetërore si dhe për vërtetësinë e veprimeve të kryeministrit në fyerje dhe poshtërim të ditës së zisë kombëtare në 15 tetor të këtij viti.
Relacioni është firmosur nga 33 deputetët e opozitës të cilët kërkojnë që legjislativi të investohet në zbulimin e së vërtetës. Komisioni do të përbëhet nga 13 anëtarë, 7 deputetë të mazhorancës të cilët janë shprehur kundër ngritjes së komisionit hetimor dhe 6 nga opozita e cila kryeson këtë komision me veprimtarinë një mujore të parashikuar si afat në projektvendimin që pret firmën e kryetarit të Kuvendit Servet Pëllumbi. /tvklan.al