Prokuroria për Krimet e Rënda ka shpallur moskompetence për hetimin e ish-kryetarit të gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boçi. Ai u denoncua nga një grua në emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan pasi i kishte kërkuar favore seksuale në këmbim të ndihmës për një proces gjyqësor.
Gjyqtari Boçi fillimisht u hetua për akuzën e korrupsionit e zyrtarëve të lartë, por gjatë 2 muajve hetim krimet e renda nuk gjeten prova për këtë vepër penale. Dosja i është deleguar prokurorisë së Fierit ku hetimi do të kryehet për veprën penale të ushtrimit të ndikimit ndaj zyrtarëve.
Në audio-skandalin e transmetuar ne “Stop” ish-gjyqtari i jepte garancinë denoncuesen se do të ndikonte tek koleget e tij në këmbim të favoreve seksuale. Në materialet e publikuara ish-gjyqtari kërcënon kallëzuesen pasi mësoi se e ishte regjistruar.
Tv Klan