Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare në një lidhje me Skype ka qenë një nënë e quajtur Donika e cila është në kërkim të vajzës së saj prej 42 vitesh. Ajo ndodhet momentalisht në Greqi dhe për shkak të letrave nuk mund të ishte e pranishme në studio. Ajo ka treguar se vajzën e ka lënë në jetimore vetëm 40 ditëshe për shkak të rrethanave dhe kur ka shkuar ta kërkojë sërish, ajo nuk e ka gjetur kurrë.
Donika: Kam qenë e martuar me burrin e parë në Lushnjë dhe nga kjo martesë kam patur një vajzë të quajtur Mira që e kam këtu në Greqi. U martova sërish dhe kam dy djem Anestin dhe Kriston.
Ardit Gjebrea: Ti nuk ke 3 fëmijë, ke 4 sepse nga martesa e parë ti ke pasur dhe një fëmijë tjetër që bashkëshorti nuk e donte.
Donika: Po ma mori mamaja dhe babai dhe e çuan tek shtëpia e fëmijës në Durrës, kaq di unë, s’di më gjatë.
Ardit Gjebrea: Po pse ta çuan në shtëpinë e fëmijës, pse nuk e mbajte?
Donika: Sepse nuk ma quajti ai, ti e di shumë mirë si ishte koha atëhere. E regjistrova me emrin Irena Zhilla.
Ardit Gjebrea: Sa muajshe ka qenë vajza kur e le në befotrof?
Donika: Vetëm 40 vitë.
Ardit Gjebrea: Ke shkuar ta kërkoje më pas?
Donika: Po kam shkuar shumë herë, edhe me burrin që kam tani e kemi kërkuar por nuk e kemi gjetur, na kanë thënë se e kanë birësuar. Jo një herë por me qindra herë. Nuk e kam parë asnjëherë që kur e kam lënë 40 ditëshe.
Ardit Gjebrea: Ty të ka ardh një vajzë në Greqi dhe të ka thënë që unë jam vajza jote, a është e vërtetë?
Donika: Po e vërtetë.
Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi me atë vajza?
Donika: Si përfundmi mua nuk më pëlqeu, nuk ma bëri zemra trak. E ndjeva që nuk ishte vajza ime dhe nuk më ngjiste fare mua.
Ardit Gjebrea: Po si ndodhi që erdhi dhe të tha unë jam vajza jote?
Donika: Një shoqja ime tha që ta kam parë vajzën nga fisi im dhe shkojmë aty e shohim dhe them kjo nuk është vajza ime, nuk më tërheq. Ajo ma tha në moment që nuk jam vajza jote, mos më shqetëso më. Nuk më ngjiste fare mo Ardit.
Ardit Gjebrea: U mërzite, u zhgënjeve, çfarë ndodhi?
Donika: U mërzita, u zhgënjeva, qava. Unë kam shkuar tek shtëpia e fëmijës me qindra herë dhe asnjë gjë nuk më kanë thënë.
Ardit Gjebrea: Ti e regjistrove vajzën me emrin Irena Zhilla, po emrin e babait?
Donika: Sokol, e kam çertifikatën këtu. Këtë emër ma shkruajti gjendja civile sepse i ati nuk e pranonte dhe e njohu si vajzë.
Ardit Gjebrea: Pse ai nuk e pranoi vajzën?
Donika: Nuk e pranoi se tha që nuk ke mbetur me mua shtatzënë. Ne ishim ndarë dhe kur u ndamë nuk e dija që kisha ngelur shtatzënë. Më pas as nuk e pashë ndonjëherë dhe as nuk më pa, unë ika dhe erdha në Korçë.
Ardit Gjebrea: Bashkëshorti që ke tani është shqiptar dhe të ka përkrahur për të gjetur Irenën?
Donika: Po shqiptar dhe më ka përkrahur shumë, ka thënë do ja jap unë atësinë. /tvklan.al