Rinocerontët e fundit me gëzof që endeshin në planetin tonë gjatë Epokës së Akullnajave, ishin pre e njerëzve që ushqeheshin me ta dhe i pikturonin në shpella.
Zanafilla e tyre është aq e largët sa ende dimë shumë pak, por një grup minatorësh ari kanë gjetur një rinoceront që duket se është ende në gjendje të mirë.
Zbulimi ndodhi në Kolyma, një rajon i largët lindor i Rusisë që është ende i mbuluar nga ngrica e përhershme.
Në foton e postuar nga minatorët, dallohen brirët ndërsa trupi ka qenë i mumifikuar nga temperaturat e ftohta dhe oksigjeni i pakët. Tani do të ekzaminohet nga shkencëtarët.
Në këtë zonë janë gjetur fosile edhe më parë pasi stepa mbizotërohej nga mamuthët, bizonët dhe luanët e shpellave.
Mbetet ende e diskutueshme se kur dhe pse saktësisht u zhdukën rinocerontët 14.000 vite më parë, por deri më tani shkak mendohet të ketë qenë ndryshimi i klimës dhe gjuetia.
Minatorët që gjetën rinocerontin thanë se ishin të habitur dhe të gëzuar që pasi pastruan grumbullin pa formë, zbuluan dhe kuptuan se çfarë ishte.
“Çfarëdo zbulimi nga pjesë të mumifikuara të përfaqësuesve të mamuthit janë një material unik për shumë studime që do të na lejojnë të mësojmë më shumë për zhvillimin individual të kafshëve, dietën dhe kushtet e tyre të jetesëss”, tha kërkuesi nga Akademia Ruse e Shkencave, Denis Petrov.
Shkencëtarët shpresojnë se këto zbulime do të mundësojnë ripërtëritjen e megafaunës, duke përdorur ADN-në e marrë nga mbetjet e tyre. Ata po bëjnë kërkime në ndryshimin e gjeneve, ndonëse diskutohet pjesa etike nëse planeti ynë ka një habitat që do t’i lejojë të mbijetojnë./tvklan.al