Lajme Arkiva – TV Klan 2000

35 milion marka gjermane dhënë nga qeveria gjermane, do të ndihmojnë KESH-in në këtë situatë të vështirë. Sot është nënshkruar marrëveshja mes korporatës tonë dhe firmës konsulente Fincler, për rehabilitimin e plotë të hidrocentralit të Bistricës. Projekti i quajtur BISABU, që do të thotë, Bistricë, Sarandë, Butrint, e cila merr përsipër të ndërtojë një linjë 110 kilovoltë nga Bistrica në Sarandë. Rikonstruksion të nënstacionit të Bistricës, si dhe të rrjetit shpërndarës dhe futjen e sistemit të matjes me kartë të energjisë elektrike në Sarandë. Pas kësaj marrëveshje, drejtori i KESH-it Dritan Prifti premton.

Dritan Prifti, Drejtori i KESH:- “Gjithë zona, Gjirokastër, Sarandë, Delvinë, Tepelenë, do të ketë në një periudhë prej 36 muajsh, e cila është detyrë e kontratës për tu mbaruar ky projekt, do të ketë një përmirësim 100% të situatës atje, të rrjetit, të nënstacioneve, të hidrocentraleve. Do të jetë një zonë, që qeveria e ka vënë prioritet për turizmin dhe ky projekt do të jetë shumë i suksesshëm, duke zgjidhur problemin e energjisë elektrike për këtë zonë”.

Përveç ndryshimeve që do të sjellin marrëveshjet e tilla në situatën energjitike, reshjet këtë radhë kanë shtuar prurjet e Drinit dhe kanë rritur kështu nivelin e Fierzës në plus 83 cm./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti