Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Mbërrin në Durrës transformatori prej 90 mega volt, që do të zgjidh problemet energjitike të kësaj zone. Puna ka nisur në nënstacionin e ri të Rrashbullit, për ta instaluar brenda afateve këtë transformator. Ky investim prej dy milion dollarësh, dhënë nga KESH, do të lidhë Durrësin me linjën 220 KW, që niset nga Tirana dhe përfundon në Fier. Nëpërmjet tre stacioneve, Durrësi do të marrë shumë më tepër energji, se sa sot.

Gjithashtu KESH ka parashikuar të vendos 13 kabina dhe linja të brendshme, për shkak të amortizimit, me vlerë 13 milion lekë të reja. Me gjithë investimet, ndërprerja në Durrës mendohet të ulet deri një orë në ditë./tvklan.al

Gazetar – Holta Zhiti