Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Këshilli Bashkiak vendosi më 21 Prill që kjo shëtitore të quhet “Ahmet Zogu”. Emri i mbretit të parë dhe të fundit të shqiptarëve nuk kaloi pa kundërshtime, si para ashtu dhe gjatë e pas miratimit. Anti monarkistët po i mbajnë shpresat në një kthim të këtij vendimi nga prefektura.

Në prefekturën e Tiranës, zëdhënësi Pertef Larti shpjegon se vendimi i Këshillit Bashkiak mbrrin gjasht ditë pas miratimit. Prefekti Taulant Dedja ka në dispozicion dhjetë ditë për ta kundërshtuar, përndryshe shëtitorja do të gëzoj emrin “Ahmet Zogu”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti