Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Përgjysmim të taksës së tvsh për prodhimet bujqësore dhe ushqimore vendase. Kjo është kërkesa e Këshillit të Agrobiznesit drejtuar qeverisë dhe institucioneve financiare, në fazën e përgatitjes së paketës fiskale për vitin e ardhshëm.
Agim Rrapaj:- “Në qoftë se tvsh-ja do të bëhet në dy nivele, në qoftë edhe 10% është e pranueshme, por mbi këto shifra, tvsh-ja është jo stimuluese dhe nuk influencon, por pengon realisht, zhvillimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale dhe ato ushqimore në tërësi”.
Sipas Rrapajt, kostoja e produkteve vendase është shumë e lartë, për shkak të taksës së tvsh, si dhe aplikimi i ligjit për rimbursimin e saj është shumë e vështirë. Ulja e taksës së tvsh-së, kërkohet nga biznesi për herë të tretë, në tre vitet e fundit. Autoritet financiare kanë kundërshtuar uljen e taksës së tvsh, madje një gjë e tillë është përkrahur dhe nga institucionet ndërkombëtare, si FMN.
Taksa e tvsh-së, u rrit nga 12% në 20% në vitin 1997, në kohën e krizës së mbledhjes së të ardhurave dhe nuk u ndryshua gjatë viteve, me pretendimin, se organet tatimore po reformohen dhe një gjë e tillë do të dëmtonte mbledhjen e të ardhurave. Taksa e tvsh-së transmeton efektet e saj në çmimet e produkteve tek konsumatori./tvklan.al