Menaxheri i futbollit, Sokol Haxhia, parashikon një të ardhme të ndritur për Kombëtaren shqiptare.

Në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, referuar mungesës së lojtarëve nga kampionati vendas, Haxhia tha se kjo ndodh, sepse Shqipëria ka luksin të marrë lojtarë nga kampionatet elitare.

Sipas tij, brezi i fëmijëve të emigrantëve në Angli dhe Itali, do të nxjerrë shumë lojtarë për Shqipërinë, sepse kanë shkolla shumë të mira futbolli.

“Shqipëria ishte e vetmja kombëtare që nuk kishte lojtarë nga kampionati vendas., Kjo jo sepse nuk kemi lojtarë të mirë në Shqipëri, por kemi luksin, sepse kemi lojtarë në kampionatet elitare. Në një skuadër si Juventusi ka tre lojtarë shqiptarë, kemi lojtar te Chelsea, Manaj ishte te Barcelona, Asllani te Interi.

Mbaj mend  që para ca vitesh iu qepëm Januzajt, sepse mendonin se do të bëhej shumë i madh. Në Itali dhe sidomos brezi që po rriten në Angli nga emigrantët, do na nxjerrin shumë lojtarë, sepse janë shkolla shumë të mira futbolli.”, tha Haxhia. /tvklan.al