Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Disa qindra forca policore serbe do të rikthehen në Kosovë kur situata të jetë normalizuar për tu vendosur në pikat kufitare. Ndërsa për momentin Nato me të gjitha mjetet do të pengoj rikthimin e ushtrisë serbe në Kosovë. E ka konfirmuar këtë lajm zv/komandanti i trupave ushtarake të KFOR-it në Kosovë, gjeneral Xhovaneti pas takimeve në Tiranë me këshilltarët e kryeministrit Majko dhe me ministrat Poçi e Hajdaraga.

Xhekson do të zëvendësohet nga gjenerali Reinhard, i cili do të komandoj pas kësaj date mbi 50 mijë ushtarët nga 28 shtete të Natos që përbëjnë misionin e KFOR-it në Kosovë. Xhovaneti ka siguruar për prezencë afatgjatë të Natos në Shqipëri dhe në rajon. Dy mijë ushtarët e Natos që ndodhen në Shqipëri kanë për mision mirëmbajtjen e linjave të komunikimit me Kosovën, mirëmbajtjen e portit detar në Durrës dhe aeroportin e Rinasit.

Projektet xheniere në Aeroportin e Rinasit, rrugët në Elbasan dhe ripaimi i rrugës Durrës-Kukës, synohet të përfundojnë brenda muajit Tetor. Më 19 Tetor UÇK-ja duhet të shkrihet për tu reduktuar në një korpus të armatosur tha Xhovaneti. Për 30 minuta zv/komandanti i KFOR-it Xhovaneti është takuar në Ministrinë e Jashtme edhe me Sekretarin e Shtetit për Integrimin Euroatlantik Maqo Lakrori. Nato është i mirëpritur për një qëndrim afatgjat ka theksuar Lakrori, ndërsa Xhovaneti tha se KFOR në Kosovë synon të realizoj bashkjetesën me grupet etnike./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame