Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Pas deklaratave dhe incidenteve të ditëve të fundit, lidhur me plagosjen e Ramush Haradinaj, nga forcat ruse të KFOR-it, sot është bërë present për shtypin dhe numri një i forcës shumë kombëshe në Kosovë Ortunjo. Në një deklaratë ai ka theksuar se nuk ka dyshime se njësitë e KFOR-it, që janë implikuar në këtë incident kanë reaguar në mënyrë profesionale.

Ka qenë me vend që KFOR-i i ndihmoi policinë civile të UMNIK-ut për të bërë detyrën e tyre. Dënoj çdo sulm që ndodhi ditëve të fundit kundër KFOR-it. Një sulm kundër njërit nga kombet e KFOR-it është sulm kundër gjithë KFOR-it dhe kjo nuk do të tolerohet. Pasi ka shprehur keqardhjen për atë çka ndodhi, Ortunjo thekson se ky incident nuk duhet të përdoret për qëllime politike.

Ndërkohë reagime për plagosjen dhe keqtrajtimin e Ramush Haradinaj ka mbrritur edhe nga trupa mbrojtëse e Kosovës. Përfaqësues të saj që janë ish-përfaqësues të saj të cilët janë ish-luftëtar të UÇK, kanë deklaruar dje se do ta rishikojnë statusin e tyre nisur nga fakti që KFOR-i po sillet jo mirë dhe po cënon figura të politikës koaovare./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori