Konfiskohen pasuritë e Alda Klosit, zyrtares që u dënua për mos deklarim të pasurisë së saj dhe ish-bashkëshortit. Bëhet fjalë për tre pasur në vlera monetare, Lekë, Euro dhe Dollarë, apartament me sipërfaqe 85 m2 dhe garazh me sipërfaqe 14 m2.
Sipas njoftimit të Prokurorisë së Tiranës, pasuritë e llojit të paluajtshëm apartament dhe garazh nuk justifikohen nga të ardhura të ligjshme. Këto pasuri të paluajtshme janë fshehur dhe nuk janë deklaruar në deklaratat e ILDKPI nga personi i hetuar Alda Klosi.
Ish-zyrtarja ka shlyer dënimin me 1 vit e 8 muaj burg, por vijojnë hetimet për pastrim parash pasi nuk është gjetur ende burimi i 500 mijë Eurove që ajo mbante në banesë.
Paratë dhe valuta Euro/Dollarë të sekuestruara në banesën e sanitares, Rozeta Dobi dhe djalit të saj, Havier Dobi sipas prokurorisë janë vjedhur tek banesa e Alda Klosit.
Kjo e fundit ra në pranga në Shkurt 2023, 1 muaj pasi në pranga kishte rënë sanitarja e saj për vjedhje me pasoja të rënda në banesën e saj. Ajo nuk deklaroi të plotë shumën e vjedhur në shtëpinë e saj.
Klan News