Kina do të bëjë përpjekjen e saj të parë që nga viti 1970, për të sjellë gurë nga Hëna, me qëllim për të kuptuar origjinën dhe formimin e saj.
Misioni i fundit i këtij lloji është emëruar Luna 24, dhe ishte realizuar nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1976.
Kina shpreson që sonda pa pilot Chang’e-5, e emëruar pas perendeshës antike kineze të Hënës, do të mbledhë mjaftueshëm mostra për të njohur Hënën dhe krijimin e saj.
Nëse hetimi i fundit do të jetë i suksesshëm, Kina do të bëhet vendi i tretë që ka sjellë në Tokë gurë hënor, pas SHBA dhe Bashkimit Sovjetik.
Sonda do të niset ditën e martë dhe ka për qëllim të marrë të paktën 2 kg mostra nga një zonë ende e pa vizituar e Hënës, me emrin Oqeani i Stuhive.
Nga misioni i vitit 1976 ishin mbledhur rreth 170 gramë gurë dhe nga misioni Apollo që ishte dhe hera parë e njeriut në Hënë, janë marrë 382 kg gurë dhe materie hënore.
Kina ka bërë uljen e saj të parë në Hënë në vitin 2013 dhe brenda një dekade planifikon të marrë edhe mostra nga Marsi./tvklan.al