Brenda pranverës do ndihmojë për 10 banesa individuale në zonën e Lezhës

Familja e Aleksandër Bardhoshit në Shënkoll të Lezhës do të bëhet shumë shpejtë me shtëpi të re. Banesa e tij e dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit 2019 po rindërtohet e re nga Caritasi shqiptar dhe investitorë të tjerë.

“Ju falenderoj të gjithëve për angazhimin që keni marrë për rindërtimin, për të ndihmuar familjet në nevojë, kryesisht Caritas-in, bashkinë”.

Nisja e punimeve u bekua edhe nga imzot Anxhelo Masafra i cili bëri thirrje për solidaritet.

“Të gjithë shqiptarët të bëhen më solidarë me ata që janë më nevojtarë, ky mendoj është mesazhi kryesor. Përveçse falenderoj Zotin për këtë ditë të bukur që kemi, të jetë fillim i mbarë e sa më shpejt familjet të jetojnë në shtëpitë e tyre”.

Ndërsa kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu u ndal edhe te ecuria e procesit të rindërtimit.

“95 banesa ndahen në dtën 18 dhe besoj brenda këtij viti, në qendër të Lezhës akomodohen 95 familje. Tani jemi në procesin e shembjeve të shtëpive individuale dhe të prokurimit të rindërtimit. Disa kanë shfaqur dëshirën ta ndërtojnë vetë, disa do t’i bëjmë ne si bashki”.

Nga Caritasi shqiptar në Lezhë do të ndërtohen 10 banesa individuale që do të jenë gati në pranverë.

Klan News