Kombëtarja e Gjeorgjisë vazhdon përgatitjet për ndeshjen kundër Ukrainës në Poznan. Trajneri Vili Sanjol ka punuar me ekipin e plotë.
Mesfushori Otar Kiteishvili shprehet se gatishmëria është maksimale në ekip, ndërsa vlerësoi edhe mbështetjen nga ana e tifozëve.
“Përkushtimi si gjithmonë është maksimal! Jemi duke u përgatitur për ndeshje të rëndësishme dhe shumë të vështira. Kemi luajtur sfida të suksesshme në Shtator, e kjo është meritë e punës së palodhur dhe përgatitjes së mirë. Por tani ne duhet të jemi gati për sfidat e ardhshme dhe shpresoj që rezultati të jetë i njëjtë me atë që patëm në Shtator. Ka rëndësi të madhe mbështetja që po na bëjnë tifozët, të cilët janë të shumtë në numër.”
Te Gjeorgjia shqetësim vazhdon që të ketë për yllin e ekipit Kvara. Lojtari ka pasur një problem në këmbën e djathtë, ndërkohë që ka punuar indivudialisht nën mbikqyrjen e stafit mjekësor raportojnë mediat gjeorgjiane. Gjasat janë që lojtari të mungojë në përballjen e 11 Tetorit ndaj Ukrainës.
Por gjithçka është e paqartë për takimin në Tbilisi kundër Shqipërisë më 14 Tetor. Në sfidën e luajtur në stadiumin “Air Albania’ në Shtator, përfaqësuesja gjeorgjiane fitoi me rezultatin 1 – 0. Ekipi kryeson renditjen në grupin B1 me 6 pikë.
Klan News