Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki, e planifikuar për tu luajtur më 16 Nëntor.

Në sfidën e vlefshme për grupin B1 në Ligën e Kombeve, stadiumi “Air Albania”, do të jetë i mbushur në kapacitet të plotë.

Interesi për këtë përballje ka qenë shumë i lartë, sidomos pas asaj fitore të kuqezinjve ndaj Gjeorgjisë, që lejon Shqipërinë të luftojë për vendin e parë në grup.

Pritet një atmosferë të ngrohtë, pozitive nga tifozët kuqezi, ashtu siç ka ndodhur edhe në të kaluarën.

Ashtu si të gjitha ndeshjet e Kombëtares, edhe takimi ndaj Çekisë, do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e Tv Klan.

/tvklan.al