Kombëtarja shqiptare mbylli me sukses përgatitjet për ndeshjen ndaj Ukrainës, të fundit në grupin B1 të Ligës së Kombeve.
Në stadiumin “Air Albania”, grupi u stërvit i plotë, ndërsa Jasir Asani zhvilloi fillimisht një seancë individuale dhe më pas iu bashkua grupit. Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjen ndaj Ukrainës.
Atmosfera në ekip është pozitive dhe kuqezinjtë ndihen shumë të motivuar për të dhënë maksimumin para tifozëve. Seanca stërvitore zgjati rreth një orë. Skuadra provoi disa skema të ndryshme loje në fushë, ndërsa trajneri Silvinjo u dha porositë e fundit sa i përket vendosjes taktike.
Në 4 takime të luajtura në Grup, Shqipëria ka realizuar 3 gola e ka pësuar 4. Dy prej tyre kanë ardhur kundër Ukrainës. Kombëtarja ukrainase ka realizuar 6 herë e është ndëshkuar 7.
Klan News