Mbrëmjen e sotme, kombëtarja shqiptare luan takimin e pestë në grupin B1 të Ligës së Kombeve. Siç ka ndodhur shpesh në vitet e fundit, sërish kundër kuqezinjtë tanë do të jetë Republika Çeke, kundërshtarë ndaj të cilëve jemi ndeshur në total 4 herë, tre prej të cilëve me Sylvinhon në stol.

Balancë totale rezultatesh, me një fitore të kuqezinjve, atë 3-0 në “Air Albania” ku do të luhet edhe sonte në orën 20:45, një barazim 1-1 në Pragë, dhe humbja e fazës së parë me shifrat 2-0.

Katër gola të shënuar dhe 3 të pësuar në favor të kombëtares sonë, me trajnerin Sylvinho që duket se e ka kthyer në një derbi përballjen me ta. Çekia nuk e ka pikë të fortë transfertën. Në 8 ndeshjet e fundit duke përfshirë edhe atë në fushë neutrale ndaj Ukrainës, çekët kanë koleksionuar 4 barazime dhe 4 humbje.

Statistikë që mund t’i shërbejë kombëtares sonë për tu motivuar siç duhet në një 90 minutësh ku duhet me doemos fitorja për të tentuar më pas fitimin e grupit dhe afrimin akoma dhe më shumë me kualifikimin në Botërorin e vitit 2026. Jasir Asani ka qenë shpesh “Benjamin” i ekipit kombëtar. Në 5 raste që anësori i sulmit ka shënuar kuqezinjtë kanë arritur të fitojnë, duke qenë shpresa e madhe e kombëtares për një tjetër rezultat pozitiv.

Klan News