Episodi i parë i “Shihemi në Gjyq” për vitin 2025 nis me konfliktin e fortë të dy motrave, Behijes dhe Zybetes. Është Behija ajo që ka kërkuar përballjen e tyre në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan me pretendimin se Zybetja i ka marrë kredinë e butë që i ishte akorduar nga bashkia.
Zybetja e mohon këtë akuzë, ndërsa Behija është e bindur pasi specialistja i ka thënë “ta ka marrë motra”. Në gjaknxehtësi e sipër, Behija shkon afër së motrës dhe e tërheq nga xhaketa.
Behije: Jam në mes të katër rrugëve, po jetoj jashtë fare. Kisha një fëmijë, edhe ai fëmijë më braktisi se më tha “ku ke shtëpi ti moj mami, unë nuk rri me ty” dhe iku. Ai ka të drejtë, unë nuk ia prish jetën djalit. Ka ikur, më ka lënë vetëm, jam jashtë fare znj. Eni. Këtu kam thirrur motrën, këtë fytyrën këtu! Kjo më mori kredinë mua se ma dha bashkia dhe ti ma more mua! Ti se unë do të isha në shtëpi sot, nuk do të isha në rrugë në mes të gjarpërinjve!
Zybete: Çfarë të mora unë ty moj mashtruese?
Behije: Kujt i thua mashtruese?
Zybete: Ti moj! Çfarë të mora unë ty moj, çfarë të mora moj?
Behije: Mizerie dreqi!
Zybete: S’të kam marrë asgjë! Për çfarë më ke sjellë këtu?
Behije: Të kam sjellë se më more shtëpinë moj!
Eni Çobani: Është e vërtetë znj. Zybete, i ke marrë shtëpinë motrës? Se qenka edhe vetëm me një djalë, ju me kë banoni në shtëpi? Jeni vetëm?
Zybete: Unë kam bashkëjetuar, tani nuk bashkëjetoj, jam vetëm dhe tani unë jetoj në shtëpinë time, pa pasur asnjë lloj borxhi, pa pasur asnjë lloj detyrimi karshi kësaj. Kjo tani ka marrë, nuk e di se ç’ka marrë, kredi…
Behije: Mua ma dha bashkia kredinë! Ma dha bashkia kredinë dhe do të marrësh kredinë 26 milionë me kredi të butë dhe të rrish me gjithë fëmijën te shtëpia atje. Shkoj te banka unë, banka thotë ta ka marrë motra!
Zybete: Po ti e besove bankën?
Behije: Unë e besova se ajo është specialiste!
Zybete: Po çfarë të tha, ta ka marrë motra, ta jep motra ë? Çfarë të të jap unë ty moj motër? Po s’të kam marrë gjë moj!/tvklan.al