Në prag të ditëlindjes së parë të pavarësisë së shtetit më të ri në Evropë, Kosovës, një dhuratë vjen nga Shqipëria.
Klani tani bëhet një familje edhe më e madhe me lindjen e televizionit më të ri, Klan Kosova, ku transmetimet e tij kanë nisur një ditë përpara kremtimit të pavarësisë.
Në lidhje të drejtpërdrejt me TV Klan në Shqipëri Klan Kosova ka përcjellë për herë të parë sinjalin e tij.
Sonila Meço: “Është një ngjarje e rëndësishme sepse pasuese e një dekade pas themelimit të Televizionit Kombëtar Klan dhe një vit nga pavarësia e Kosovës jemi në prag të saj vjen dhe një lindje e re. Klan Kosova është televizioni më i ri, i cili vjen si një dhuratë për kosovarët. Mirëmbrëma, Klan Kosova!”
“Mirëmbrëma Sonila! Mirëmbrëma Tirana!”
Sonila Meço:“Unë ju uroj ditëlindjen. Pikërisht ditën e sotme jeni në prag të pavarësisë së Kosovës. Një buqetë më e bukur dhuratash nuk mund t’i vinte kosovarëve në këtë moment. Urime nga Televizioni Kombëtar Klan për këtë lindje të re”.
Armand Shkullaku: “Ne nisim sot pas rreth 25 minutash edicionin e parë qendror të lajmeve. Do të jetë kjo nisja zyrtare e Klan Kosovës, ndërkohë që nesër gjatë gjith ditës do të fillojmë prej orës dhjetë të mëngjesit e në vazhdim do të kemi një transmetim maratonë, për të cilat TV Klan është shquar herë pas here. Do përcjellim 1-vjetorin e festës së pavarësisë, ku nuk do të mungojnë lidhjet direkte, nuk do të mungojnë lidhjet dhe me ju, pra dhe me departamentin e informacionit të TV Klan. Do të kemi disa debate në studiot e Klan Kosovës, pra në studiot e reja, të cilat si të thuash do të përurohen nesër ku nuk do të mungojnë politikanë, analistë, gazetarë, të cilët përcjellin ngjarjet kryesore që ne do të përcjellim nesër”.
Ditëlindja e TV Klan Kosova do të çelë çdo vit festën e madhe të pavarësisë dhe ndaj ne i urojmë punë të mbarë Klan Kosova./tvklan.al