Tirana është e detyruar të “shtegtojë” sërish për ndeshjet si pritëse. Java e 29-të rezervon Klasiken e futbollit shqiptar, mes bardhebluve dhe Vllaznisë.

FSHF ka zbuluar se kjo përballje do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, të Martën e 11 Marsit, në orën 16:30.

Kjo nuk është hera e parë për këtë sezon që Tirana-Vllaznia luhet jashtë kryeqytetit. Në fazën e dytë, Klasikja u zhvillua në stadiumin e Lushjnës “Roza Haxhiu”.   

Në tre takimet e para këtë sezon, peshorja anon nga shkodranët, që kanë fituar dy herë, ndërsa një ndeshje është mbyllur në barazim. /tvklan.al