Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ish-presidenti amerikan Bill Klinton, ka dalë për herë të parë në një intervistë në një nga kanalet televizive shtetërore të Izraelit. Në këtë intervistë ai ka thënë:

“Duke dhënë këtë intervistë, unë nuk dëshirojë të influencojë në zgjedhjet elektorale izraelite që zhvillohen ditën e enjte, por dëshiroj të them, se procesi i paqes në Lindjen e Mesme duhet të vazhdojë”.

Bill Klinton vazhdon të jetë një nga personalitetet më popullore në Izrael dhe mbështetja e tij mund të ndihmojë mjaft Barakun në zgjedhjet e afërta elektorale. Kështu Klinton, ka dhënë intervistën e tij të parë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë në datën 20. Në intervistën e tij ai theksoi, se Barak nuk mund të gjykohet si fajtor në lidhje me marrëdhëniet izraelito-palestineze, të cilat janë mjaft të acaruara që prej 4 muajsh. Këtë intervistë Klinton e ka dhënë nga shtëpia e tij në Nju Jork./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti