Bill Klinton, Presidenti i SHBA-së ka shkuar në Vietnam, duke mbyllur vitet e qeverisjes së tij me një vizitë historike. Klinton në vizitën e tij shoqërohej nga gruaja e tij Hilari, senatorja e zgjedhur e New York.

“Natyrisht, gjithë historia mes dy vendeve ka një pikë të errët të cilën ne e quajmë lufta e Vietnamit, ndërsa ju lufta e Amerikës. Ju mund t’a dini se në Uashington, në murin tonë kombëtar është një gur në të cilin janë shënuar emrat e ushtarëve të vrarë në luftën mes dy vendeve. Në këtë memorial disa amerikanë të vrarë të luftës në Vietnam, shohin dhe sakrificën e popullit vietnamez në këtë konflikt.”

Vetëm në vitin 1994 kur u hoq embargo amerikane ndaj Vietnamit dhe nisi një erë e re mes dy vendeve. Rezultati konkret i marrëdhënieve të reja mes dy vendeve janë dy avionë Boing në linjën ajrore Vietnam Airlines, biznes ky prej 100 milion dollarësh. Por, e kaluara që i kushtoi Vietnamit milionë jetë njerëzore dhe Amerikës 60 mijë ushtrarë të vrarë, nuk mund të harrohet kollaj./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori