Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka refuzuar të heqë dorë nga gara për titull, pavarësisht humbjes së ekipit të tij ndaj Evertonit në Goodison Park të mërkurën.

Gjermani kërkon fitore në sfidën që të kuqtë do të kenë në transfertë ndaj West Ham-it. Humbja në derbin e Merseyside dhe fitoret e Arsenalit dhe Manchester City-t respektivisht ndaj Chelsea-t dhe Brighton, e kanë çuar Liverpool-in në vend të tretë në renditje dhe që të shpallen kampionë nuk duhet të bëjnë më hapa falsë me rivalët e tyre, që nga ana e tyre duhet të dështojnë.

“Nuk ndihem sikur dua të dorëzohem, të valëvis flamurin e bardhë! Thjesht duhet të kujdesemi për veten dhe të sigurohemi që të luajmë më mirë! Jam i sigurt se Arsenali dhe City e konsiderojën garën për titull me dy ekipe, edhe nëse thonë diçka tjetër publikisht! Unë nuk mendoj se do të ndodhë që të humbin pikë, por nëse ndodh, atëherë ne duhet të jemi atje dhe duhet të fitojmë ndeshjet tona të futbollit. Askush nuk është dorëzuar, ne vetëm duhet të jemi realist!”

Klopp ka vlerësuar cilësinë e teknikut Arne Slot, që shikohet si pasuesi i tij, duke shtuar se emërimi i tij i mundshëm është “diçka e vërtetë e mirë për të kuqtë”.

Liverpool ka nisur bisedimet me Feyenoord për të firmosur me 45-vjeçarin, i cili tha së fundmi se ka besim se do të transferohet në Anfield.

Klan News